Rritja e infektimeve dhe e shtrimeve në spitale, hapet Covid 3

Rritja e infektimeve dhe e shtrimeve në spitale, hapet Covid 3

Është hapur spitali Covid 3 si pasojë e rritjes së rasteve ditore dhe e shtrimeve në spitale.

Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se Covid 3 është hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të infektuar.

Ajo thotë se është riaktivizuar plani për përballimin e situatës për t’iu përgjigjur fluksit në spitale.

Ajo thekson se synimi tashmë është frenimi i përhapjes së pandemisë në vend dhe për të lehtësuar pasojat, ndërsa ka bërë apel se vetëm me vaksinim mund të frenohet dhe lehtësohet situata.

Forca ekipit të Spitalit Covid 3 në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor. Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri total i vaksinimeve të kryera ka shkuar në  1.500.000, e ndërsa vaksinimi është bërë i detyrueshëm për mësuesit, pedagogët, studentët, mjekët, pritet të merret vendimi edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy