Ministria e Arsimit, inspektim në 240 shkolla

Ministria e Arsimit, inspektim në 240 shkolla

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini bëri me dije se duke filluar nga data 9 shtator në 240 shkolla do të zhvillohen inspektime të rastësishme. Në një mesazh drejtuar mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, Shahini tha se e gjithë infrastruktura në shkolla duhet të jetë gati. Sipas ministres përzgjedhja e shkollave do të jetë e rastësishme. Inspektimet e Ministrisë së Arsimit do të përqëndrohen për parë klasat, shpërndarjen e teksteve falas, regjistrat dhe gjithçka tjetër.

“Përshëndetje mësues dhe drejtues shkollash. Jemi në prag të vitit të ri shkollor dhe duam që në 16 shtator ë jemi sa më të përgatitur për të filluar mësimin. Duke filluar nga data 9 shtator ekipet e ministrisë së Arsimit do jenë në terren duke vlerësuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Do të jemi në 240 shkolla, të përzgjedhura rastësisht kështu që mund të jemi edhe tek shkolla juaj. Do shohim gjithçka nga klasat, shpërndarja e teksteve falas, regjistrat, gjithçka që të jemi gati që në 16 shtator të fillojmë mësimin. Kujtojmë se këto inspektime bëhen në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor në datën 16 shtator”, shkruan Shahini në mesazhin drejtuar mësuesve dhe drejtorëve të shkollave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy