Helmimi i kundërshtarit të Putin, Merkel thirrje Rusisë: Ndëshkoni përgjegjësit

Helmimi i kundërshtarit të Putin, Merkel thirrje Rusisë: Ndëshkoni përgjegjësit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë thirrje Rusisë që të hetojë helmimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe të merren masat e duhura për ndëshkimin e autorëve.

Këtë të hënë (25 gusht), mjekët gjermanë kanë pohuar se ekzaminimet kanë treguar se lideri i opozitës ruse ishte helmuar para se të humbte ndjenjat në një aeroplan në Rusi javën e kaluar.

“Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të përgjigjen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm, Heiko Maas.

Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë.

Navalny është transportuar në Gjermani për trajtim më të specializuar mjekësor.

Navalny është në gjendje kome, pasi dyshohet se u helmua teksa po pinte çaj.

Katër ditë më parë, mjekët rusë që e mjekuan deklaruan e se nuk ka shenja helmimi në gjakun e Navalny, ndërsa thanë se gjendja e tij është tepër e rëndë për t’u transportuar në spital tjetër.

Mirëpo pa kaluar as 24 orë nga ajo deklaratë, Navalny u nis me avion drejt Berlinit, ndërsa shpenzimet e udhëtimit janë paguar nga një OJQ gjermane.

Kreu i opozitës ruse shoqërohet nga bashkëshortja e tij.

Mbështetësit e Navalny akuzojnë autoritetet ruse se po fshehin ngjarjen. Alexei Navalny u sëmur teksa po udhëtonte me avion nga Tomsk për në Moskë.

Ai kishte pirë një filxhan çaj në aeroportin e Tomsk përpara fluturimit. Pasi Navalny shfaqi probleme shëndetësore, avioni bëri ulje emergjente në Omsk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy