
Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën e rrugëve në vend, si pasojë e reshjeve të shiut.
Bëhet e ditur se gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës.
Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.



