
Ballkani është prekur nga stuhia “Carmel”. Temperaturat e ulëta dhe erëra të forta kanë pushtuar vendin tonë, ndërsa më e prekur nga kjo stuhi është Greqia.
Mediat greke kanë raportuar se buletini urgjent i shërbimit metereologjik kombëtar tregon se kushtet e këqija atmosferike do të përfshijnë Mesdheun juglindor, shoqëruar me rrebeshe shiu nga fillimjava. Edhe vetë emri që i është vendosur asaj, “Carmel” në bashkëpunim me shërbimin izraelit të metereologjisë, ka një referim biblik.
Më problematike situata parashikohet të jetë në ishujt ne veri dhe në lindje të Egjeut, në lindje të Peloponezit e veri të Kretës, ndërsa rrezik ka sërish edhe për Evian.



