
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur gjatë ditës së sotme është parandaluar një katastrofë në zonën e lumit të Vlorës. Sipas asaj çfarë Peleshi shkruan në Facebook, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri kanë neutralizuar rrezikun e djegies së banesave në atë zonë.

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim. “Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj”, shkruan Peleshi.



