
Në Tiranë, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë u mblodhën para Ministrisë së Brendshme për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Zvërnecit.
Me pankarta të shumta në duar, qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas, ashtu siç kanë paralajmëruar, drejt Kryeministrisë.
Kjo është protesta e dytë e thirrur për këtë çështje pas asaj të mbajtur pasditen e djeshme.
Reagimi qytetar erdhi pas përplasjes së një grupi qytetarësh me rojeve private tre ditë më parë në Zvërnec.
Përplasja e dhunshme u zhvillua nën monitorimin e policisë së Vlorës, drejtori i të cilës, Elidon Çela, u pezullua menjëherë më pas nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.



