Vranësira dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.  Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

 

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit. 

 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

 

Në zonën e Alpeve, në verilindje- juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.

 

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy