Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Kina nis anijen kozmike për në Mars

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Kina nis anijen kozmike për në Mars

Kina nisi një mision pa pilot në Mars me shpresën se mund të përdorë anijen kozmike për të studiuar tokën e planetit të kuq.

Tianwen-1, ose “kërkimi i së vertetës qiellore” u nis me transportuesin e raketave Long March 5 nga qendra Uençang në provincën Hainan.

Pamjet televizive treguan një ngritje të suksesshme, e cila u ndoq nga qindra njerëz.

Udhëtimi i saj do të zgjasë shtatë muaj kohë për të arritur në Mars.

Kjo është përpjekja e dytë e Kinës për në planetin e kuq.

Në vitin 2011, një anije kineze që shoqëronte një mision rus, ka humbur, pasi nuk ka arritur të dalë nga orbita e Tokës dhe është djegur në atmosferë.

Kujtojmë se për këtë javë ky është fluturimi i dytë për në Mars, pasi një anije kozmike e Emirateve të Bashkuara Arabe u nis nga Japonia më 20 korrik.

SHBA-të presin të nisin anijen e tyre në Mars javën e ardhshme.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur me sukses anijen hapësinore në Mars dhe një gjë të tillë ato e kanë realizuar tetë herë që nga viti 1976.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy