Shteti bektashi/ Gjinishi: Do ketë aktivitet financiar dhe kriminal. Ka negociata për zgjerimin me toka të Farkës  

Shteti bektashi/ Gjinishi: Do ketë aktivitet financiar dhe kriminal. Ka negociata për zgjerimin me toka të Farkës  

Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, tha në emisionin “Zonë e Lirë” se në shtetin e ri betkashi që mund të realizohet në Shqipëri do ketë aktivitet financiar dhe kriminal.

Sipas tij mund të ketë pastrim parash, të ndërtohet një zonë e lirë si në Dubai, si dhe të vendosen politikanë të lartë në rast se shkojnë para drejtësisë. Sipas Gjinishit kanë nisur negociatat për zgjerimin e territorit të kryegjyshatës edhe me toka të zonës së Farkës. 

Për çfarë e duan Baba Mondi dhe Rama një shtet brenda Shqipërisë? Shteti ka një territor që ka ligjet e veta. Gjithë hileja është kjo, të ndërtohet një territor ose ku ligjet e shtetit shqiptar ose nuk funksionojnë, ose janë të kufizuara.  Sot që po flasim kanë nisur negociatat për zgjerimin e tokës së kryegjyshatës dhe të futen edhe tokat e Farkës. Do bëjnë billdingje, pastrim parash. Atje mund të jetë edhe ‘free zone’ si Dubai, ku janë gjithë kriminelët e Shqipërisë. Mos vijnë këtu ata, edhe shteti shqiptar nuk i prek. Shteti i ri do ketë edhe bankë, edhe monedhë te vetën. Do bëhet një free zone, pastrim parash, billdingje. Nesër mund të na vendosen edhe politikanë të lartë para drejtësisë, shkojnë futen atje. Aty mund të fillojë kriptomonedha. Për këta dy mund të jetë tokë e premtuar. Rama fiton atë që ka thënë Kissinger, pushtetin e përjetshëm. S’e bën Baba Mondi pa Ramën. S’do ta njohë asnjë atë shtet. Do jetë kryekëput aktivitet financiar dhe kriminal”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy