Qentë mund të zbulojnë personat e infektuar me koronavirus

Qentë mund të zbulojnë personat e infektuar me koronavirus

Qentë mund të zbulojnë personat e infektuar me koronavirus.

Lajmi vjen nga studiuesit e shkollës së Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Pensilvanis, të cilët besojnë se po stërvisin disa dhjetra qenë për të nuhatur dhe për rrjedhojë të ndihmojnë në zbulimin e njërëzve me koronavirus, madje asimptomatikë.

Qentë janë të aftë për të zbuluar koronavirusin dhe mund t’a indentifikojnë infeksionin edhe tek njerëzit asimptomatikë, si dhe mund të luajnë një rol kyç në përgjigjen ndaj sëmundjes, veçanërisht në fazën e lehtësimit të masave të bllokimit”, thonë shkencëtaret e Penn Vet, në deklaratën e tyre të botuar në LiveSience.

Një prej tyre, Mariangela Albertini, profesore në fiziologjinë veterinare në Universitetin Shtetëror, ka të njëjtën ide.

Albertini, sqaroi se qentë janë në gjendje për të dalluar personat e infektuar me koronavirus.

Aftësia shumë e zhvilluar e nuhatjes së qenve, - tha ajo -, mund të ndihmojë për të kuptuar se kush është infektuar me koronavirus”.

Profesoresha tha se për të kuptuar një fakt të tillë, mund të risjellim në kujtesë kërkimet rreth kancerit në mushkëri, ku sëmundja zbulohej përmes aromës së urinës së njeriut.

Për momentin ne ende po mundohemi të kuptojmë se si mund të realizohet kjo gjë, pasi me virusin situata është më e komplikuar. Ndoshta, ne mund t’i mësojmë qentë të nuhasin rrobat e të infektuarve me koronavirus”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy