Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur me vlerën 300 mijë lekë disa prej bashkive në vend për mosmenaxhimin e tregjeve ambulante.
Gjoba janë vendosur ndaj bashkive Tiranë, Kamëz, Rrogozhinë, Fier, Lushnje etj. Shume prej tregjeve ambulante në qytete nuk përmbushin kushtet higjeno-sanitare.



