COVID-19/ Ministria e Drejtësisë: Masat për mbrojtjen e të dënuarve bëhen sipas rekomandimeve të KE

COVID-19/ Ministria e Drejtësisë: Masat për mbrojtjen e të dënuarve bëhen sipas rekomandimeve të KE

Ministria e Drejtësisë është duke marrë të gjitha masat për të zbatuar masat dhe rekomandimet e KE (Këshilli i Europës) në lidhje me trajtimin e personave të privuar nga liria, në kontekstin e COVID-19.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar dokumentin me 10 rekomandimet e KE, dhe ka nënvizuar se Ministria që ajo drejton është duke  marrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e rekomandimeve të kërkuara nga KE dhe Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës  dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe Poshtërues (KPT)

“Ministria e Drejtësisë, po merr të gjitha masat në përputhje me rekomandimet e KE për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe Poshtërues (KPT) në lidhje me trajtimin e personave të privuar nga liria, në kontekstin e COVID-19”-, thekson Gjonaj.

Në dokumentin e publikuar nga KE theksohet se “pandemia e sëmundjes e virusit Corona (COVID-19) ka krijuar sfida të jashtëzakonshme për autoritetet e të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Europës. Sfida specifike dhe intensive po ndeshen nga personeli që punon në vende të ndryshme të privimit të lirisë, duke përfshirë institucionet e paraburgimit policor, institucionet e burgjeve, qendrat e ndalimit të imigracionit, spitalet psikiatrike dhe shtëpitë e kujdesit shoqëror, si dhe në objektet ose zonat e ndryshme të reja, të krijuara për të vendosur njerëzit në karantinë”.

“Ndërsa pranon domosdoshmërinë e qartë për të ndërmarrë veprime të forta për të luftuar COVID-19, KPT duhet të kujtojë të gjithë aktorët për natyrën absolute të veprimit të ndalimit të torturës dhe trajtimit çnjerëzor ose poshtërues. Masat mbrojtëse nuk duhet kurre të rezultojnë në një trajtim çnjerëzor ose degradues të personave të privuar nga liria. Sipas mendimit të KPT, parimet e mëposhtme duhet të zbatohen nga të gjitha autoritetet përkatëse përgjegjëse për personat e privuar nga liria brenda zonës së Këshillit të Europës”,- theksohet në dokument.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy