
Në qarkun Elbasan moti vijon të jetë me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.
Gjate orëve të natës janë regjistruar 33 milimetër shi.
Gazetarja Entela Duka në një lidhje me studion e MCN Live tha se ka pasur rënie të gurëve e inerteve në aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thanë te kthesat e Murrashit dhe në aksin rrugor Gramsh-Moglicë.
Prurjet e lumenjve dhe përrenjve janë në kuota mesatare dhe mbi mesatare, pa paraqitur rrezik për dalje nga shtrati dhe përmbytje.
Ka pasur ndërprerje të energjisë në disa zonat malore.



