Manastirliu pret mjekët e spitaleve Covid: Mirënjohje për punën e tyre, “lufta” ende nuk ka përfunduar

Manastirliu pret mjekët e spitaleve Covid: Mirënjohje për punën e tyre, “lufta” ende nuk ka përfunduar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, priti sot në takim mjekët e dy spitaleve Covid në Tiranë.

Gjatë takimit Manastirliu vlerësoi punën e ekipeve mjekësore gjatë pandemisë dhe në këtë bashkëbisedim u nënvizuan përparësitë dhe hapat që do të ndërmerren për planin e veprimit 2021-2023, për përgjigjen ndaj COVID-19 dhe situatës postcovid.

“Me kënaqësi prita sot mjekë të Spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, për t’i vlerësuar për punën dhe sakrificën gjatë këtyre muajve të gjatë të pandemisë dhe për të diskutuar së bashku hapat që do të ndërmarrim, për Planin e Veprimit 2021-2023 për përgjigjen ndaj COVID-19 dhe post-COVID-19”, shprehet Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe ekipet mjekësore theksuan rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të rregullave antikovid.

“Ndamë së bashku mendimet se duhet vlerësuar me shumë kujdes situata dhe nuk duhet ulur vigjilenca në këtë luftë me armikun e padukshëm, e cila ende nuk ka përfunduar”, tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy