Deda: Kremi i diellit nuk shkakton kancer

Deda: Kremi i diellit nuk shkakton kancer

Mjekja dermatologe, Fabjana Deda, dha në studion e MCN Informacion disa këshilla në lidhje me shëndetin e lëkurës gjatë verës. Deda tha se më e rëndësishmja është përdorimi i rregullt i kremit kundër diellit. 

Kremi i diellit nuk shkakton kancer. Duhet të kuptojmë çfarë na përshtatet dhe çfarë jo. Përdorimi nis që në moshën 6 muajsh. Ka kremra specifike që nisin që 6 muajsh. Ne duhet të kërkojmë për kremra dielli që janë nga kompani farmaceutike dhe dermatologjike dhe që i shkon për shtat lëkurës sonë. Është shumë e rëndësishme të gjejmë kremra farmaceutikë dhe dermatologjikë. Na mjafton vetëm 5 minuta në diell që të sintetizohet vitamina D. Pjesa tjetër e rrezeve është e dëmshme për lëkurën. Djegiet e lëkurës së bebeve mund të kthehen në melanoma më vonë. Nuk duhen lënë fëmijët në diell pas orës 11:00 dhe duhet aplikuar krem me SPF 50. 

Jemi në proces. Kjo gjë ndryshon me shpejtësi të madhe. Çdo 6 muaj shoh njerëz që përdorim gjithnjë e më shumë kremin e diellit. Pastrimi i lëkurës është i nevojshëm nga çdo produkt. Mund të bëhet shkak për inflamacionin, për irritimin e lëkurës. Duhet të aplikojmë kremin e diellit dhe në darkë të bëjmë pastrimin e lëkurës. Hidratimi dhe yndyra janë dy elementë të ndryshëm. 

Kremrat dermatologjike përpiqen që molekulën ta ndryshojnë në varësi të efekteve anësore. Janë laboratorë me mbi 50 vite në fushën e dermatologjisë. Dua të ndaj një element të rëndësishëm, përdorimi i përbërësve ushqimorë që mund të bëjë alergji. Kremrat e studiuar janë më të përshtatshëm për lëkurën. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy