
Në ditën e Sulltan Novruzit, presidenti Ilir Meta vlerësoi Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit e konsideroi komunikimin ndërfetar një vlerë të shtuar të shqiptarëve dhe një faktor të rëndësishëm në integrimin e Bashkimit Evropian.
Teksa i shprehu falenderimet Këshillit, për kontributin e paçmuar, Meta deklaroi ndër të tjera se do duhet ende shumë punë në përsosjen dhe konsolidimin e demokracisë.
“Ringritja e objekteve të kultit 30 vite më parë i parapriu edhe diktatorit. Pas ringritjes dhe konsolidimit të besimit në të gjithë vendit, është meritë e juaja të nderuar krerë të komuniteteve fetare që arritët që të jepni mesazhe të qarta për komunikimin ndërfetar në vendin tonë. Ju jeni një faktor i rëndësishëm për integrimin në BE duke treguar se shqiptarët janë vlera. Do të na duhet ende dhe shumë punë për arritjen e demokracisë doja të theksoja rëndësinë e kthimit të pronave të të gjithë komuniteteve fetare. Morali dhe themele tuja qëndrojnë në themel të vlerave të demokracisë”- tha Meta.
Ai tha se kthimi i plotë i pronave dhe pa vonesë komuniteteve fetare ka një rëndësi të veçantë.
“Me rëndësi kthimi i plotë dhe pa vonesë i pronave të komuniteteve fetare. Shoqëria jonë është bërë më e mirë falë punës suaj të palodhur. Shoqëria jonë ju është mirënjohës për edukimin e palodhur të brezit të ri”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.
Në aktivitetin ku merrni pjesë krerët e komuniteteve fetare në vend, dekoratën e mori në emër të këtij Këshilli, Kryepeshkopi Anastas Janullatos.



