Sterilizimi edhe në Vlorë, Manastirliu: Rrit sigurinë e pacientëve, përmirëson punën e mjekëve

Sterilizimi edhe në Vlorë, Manastirliu: Rrit sigurinë e pacientëve, përmirëson punën e mjekëve

Pas spitaleve universitare të Tiranës, spitaleve rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit si dhe spitalit bashkiak të Librazhdit, shërbimi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë ka nisur edhe në spitalin rajonal të Vlorës.

Minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin rajonal të Vlorës, ku deklaroi se ky është një investim në drejtim të rritjes së sigurisë së pacientëve por edhe përmirësimit të punës së mjekëve.

Gjatë vizitës në spitalin e Vlorës, Ministrja Manastirliu theksoi se spitali rajonal i Vlorës do të pajiset me aparatura të reja biomjekësore në kuadër të programit kombëtar të fuqizimit të spitaleve rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimit sa më afër vendbanimit të qytetarëve.

Ne do të përmbyllim shumë shpejt investimet në kuadër të programit të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë për 50 mijë operacione në vit që kryhen në spitalet tona, duke ofruar më shumë siguri për pacientët dhe për mjekët një standart të ri të ofrimit të shërbimit”, tha Manastirliu.

Sipas mjekëve, në këtë spital kryhen mesatarisht 5 mijë operacione. Për mjekët kirugë, sterilizimi ndikon në uljen e infeksioneve post-operatore

Realisht nuk kemi parë infeksione post-operatore me përdorimin e këtyre instrumenteve dhe cilësia por edhe sasia e veglave që përdorim sot nuk ka të krahasuar me ato që përdornim më parë”, ka theksuar mjekja e spitalit të Vlorës.

Gjithashtu ky shërbim ka ndikuar edhe në punësimin e bluzave të bardha. Autoritetet e shëndetësisë raporojnë se janë  punësuar 216  vetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy