Begaj në Katedralen e Rrëshenit: Të risjellim në vëmendje se e mira mund të triumfojë ndaj së keqes

Begaj në Katedralen e Rrëshenit: Të risjellim në vëmendje se e mira mund të triumfojë ndaj së keqes

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Katedralen e Rrëshenit, me rastin e Pashkës Katolike. Gjatë vizitës së tij, Presidenti Begaj u prit nga Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta.

Në një prononcim për mediat, Presidenti u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë të ishte në Katedralen e Rrëshenit dhe përfitoi nga rasti të uronte të gjithë besimtarët katolikë “Gëzuar Pashkën.” 

Qoftë kjo ditë një kohë ringjalljeje e shpresës, e paqes dhe harmonisë në të gjitha familjet tuaja, në shoqërinë tonë e në botën e trazuar ku jetojmë.

Pikërisht sot është dita që duhet të risjellim në vëmendje se e mira mund të triumfojë ndaj së keqes, shpresa ndaj pesimizmit.

Ne të gjithë duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës. Kënaqësi që jam sot këtu.

I shoqëruar nga Imzot Gjergj Meta, Presidenti Begaj vizitoi gjithashtu shtëpinë e motrave vinçenciane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy