7 Marsi, urimet e politikës: Duhet trajtim dinjitoz për mësuesit, paga dhe pensione më të larta

7 Marsi, urimet e politikës: Duhet trajtim dinjitoz për mësuesit, paga dhe pensione më të larta

Ditën e sotme festohet festa e mësuesit, 7 Marsi, e cila përkon me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe në vitin 1887 në Korçë, ku mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Në këtë ditë nuk kanë munguar urimet e politikës, ku kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në të cilën shkruan:

Duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë

Ndërkohë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilri Meta uron gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë.

Një urim i veçantë për të gjithë ata që sot janë në pension, por që aq shumë i kanë dhënë arsimit dhe edukimit të brezave!

Mirënjohje dhe respekt përjetë!

Ju nuk meritoni vetëm lule dhe fjalë të bukura, por sa më parë një trajtim dinjitoz, me paga dhe pensione të larta!

Urimi i Lulzim Bashës:

Nga zemra dua të uroj çdo mësues shqiptar të djeshëm e të sotëm Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje për çdo ditë të jetës që me vështirësi dhe sakrifica por me shumë dashuri i’a keni kushtuar dhe kushtoni mësimdhënies.

Çdo 7 Mars është një ditë e çmuar edhe për familjen tonë. Prandaj edhe sot një urim i veçantë shkon për nënën time që shërbeu një jetë të tërë si arsimtare për shumë breza nxënësish dhe prindërish që e urojnë dhe kujtojnë si zyshën e tyre të preferuar.

Kam shumë shpresë dhe besim, se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy