Virozat e stinës, 245 raste të regjistruara me komplikacione të shumta

Virozat e stinës, 245 raste të regjistruara me komplikacione të shumta

Një fluks i lartë pacientësh janë paraqitur në ditët e para të vitit në QSUT për shkak të virozave të stinës.

Gazetarja Aurela Geca nga komunikimi me mjekët specialistë bëri me dije se përgjatë festave në ditë janë paraqitur 245 raste me viroza, ndërsa theksoi se shumë pacientë janë të ardhur nga rrethet.

Ajo tha se simptomat e virozëve janë të ngjashme me ato të Covid-19, por nga testet rezulton se është virozë e stinës.

Në QSUT, virozat e stinës kanë rritur numrin e pacientëve. Nga komunikimi me mjekë specialistë në ditë përgjatë festave janë paraqitur 245 raste me viroza të stinës me komplikacione të ndryshme ku simptoma kryesore kanë qenë temperatura e lartë, të vjella, dhimbje koke. Më të prekurit janë moshat e treta me sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mungojnë as të rinjtë. Shenjat janë të ngjashme me covid-19, temperatura është simptoma që shoqëron më shumë pacientët, por nuk janë covid, janë viroza të stinës. Ajo që duket është vënë re është se ka pasur fluks të madh të pacientëve dhe nga rrethet pasi gjendja e tyre është e komplikuar me simptoma që i shoqërojnë me ditë me radhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy