Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës.
Korrespondenti i MCN Tv, Edi Ruçi bën me dije se shumë segmente rrugore të qytetit bregdetar janë nën pushtetin e ujit.
Problematika janë vënë re në zonën "Albano dhe Romina", në zonën pranë kishës ortodokse, por edhe në disa segmente qe lidhin bulevardin e Vlorës me rrugën Transballkanike.
Ndërkohë veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.



