Numri i femrave të prekura nga kanceri i gjirit gjatë një viti është alarmant. 80 për qind e të prekurave janë femra të moshës mbi 50 vjeçe. Por ajo që të bën përshtypje kur sheh përhapjen botërore të kësaj sëmundjeje të rëndë është fakti se disa vende aziatike si Kina kanë incidencë më të ulët. Pse ndodh kjo? Në fakt, shpjegimi është më i thjeshtë nga sa mund të mendohet.
Sekreti qëndron te dieta ushqimore. Dieta kineze ka 14 për qind yndyrna, ndërsa ajo e vendeve perëndimore ka 36 për qind. Kinezët konusmojnë pak produkte të bulmetit.
Këtë e ka argumentuar një paciente me kancer të gjirit, njëkohësisht profesore e gjeokimisë, Jane Plant, bashkëshorti i të cilës ka punuar për disa vite në Kinë. Pas kërkimeve, ai zbuloi se gratë kineze konsumonin shumë më pak yndyrna se gratë perëndimore dhe i sugjeroi të modifikonte dietën ushqimore.
Plant e bëri këtë pas seancës së parë të kimioterapisë dhe seanca e dytë ishte më e lehtë. Pas seancës së tretë, tumori u zhduk përfundimisht, gjë që i la pa fjalë mjekët që po e trajtonin.
Jane thotë se produktet me yndyrë si ato të bulmetit mund të bëhen aleat i kancerit të gjirit.



