Një memorial në kujtim të të arrtisurve nga Shkodra në drejtim te ish-jugosllavisë është përuruar ditën e sotme në Shirokë.
32 vite më parë 18 qytetarë shkodran u arratisën me anijen luftarake në Shirokë drejt Malit të Zi.
Gjatë arratisjes më 11 shtator të vitit 1990, Anisa Gruda, vetëm 5 vjeçe mbeti e vrarë brenda në anijeje nga plumbat e ushtarëve të regjimit komunist.



