Bjellorusi/ Opozita nis krijimin e ‘qeverisë në hije’

Bjellorusi/ Opozita nis krijimin e ‘qeverisë në hije’

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, nisi sot krijimin e kabinetit qeveritar në hije.

Tsikhanouskaya ka garuar për presidente të Bjellorusisë në zgjedhjet e 9 gushtit.

Por, mbështetësit e saj thonë se zgjedhjet janë manipuluar nga Aleksandër Lukashenko, për t'i siguruar atij mandatin e gjashtë presidencial.

Ndihmësit e Tsikhanouskayas njoftuan të mërkurën në një kanal të opozitës në aplikacionin Telegram, se avokati për të drejtat e njeriut, Hary Pahanyayla, i cili ka mbrojtur shumë aktivistë dhe gazetarë në Bjellorusi, do të jetë përfaqësues i Tsikhanouskayas për çështje të të drejtave të njeriut, ndërsa eksperti i ekonomisë, Ales Alyakhnovich, është emëruar përfaqësues për reformat ekonomike.

Deklarata po ashtu citon Tsikhanouskayan të ketë thënë se "regjimi i Aleksandër Lukashenkos nuk është thjesht i paligjshëm, por gjithashtu i paaftë për të kryer detyrat e tij".

Tsikhanouskaya, aktualisht po jeton në Lituani, ajo iku atje pas zgjedhjeve të 9 gushtit, pasi pati të dhëna se regjimi planifikon arrestimin e saj.

Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, mohon se ka manipuluar zgjedhjet dhe është betuar në fshehtësi më 23 shtator.  

Vendet perëndimore refuzojnë ta njohin Lukashenkon si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kërkojnë atij ta transferojë pushtetin në mënyrë paqësore.

Udhëheqësit e opozitës, përfshirë Tsikhanouskayan, kanë formuar Këshillin Koordinues për të lehtësuar transferimin e pushtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy