Përkeqësohet moti/ Porti i Durrësit shtyn lundrimet drejt Italisë

Përkeqësohet moti/ Porti i Durrësit shtyn lundrimet drejt Italisë

Autoriteti Portual i Durrësit njofton këtë të martë shtyrjen e lundrimeve të planifikuara drejt Italisë dhe anasjelltas. Shkak është bërë përkeqësimi i motit që ka përfshirë vendin tonë.

Njoftimi i plotë

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut, ju informojmë se:

Linja Durrës-Bari:

Trageti “Rigel VII” do ta shtyjë lundrimin drejt Barit për në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, dt.18.1.2023(Imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet mbrëmjen e sotme).

Trageti “GNV Blu” anulon lundrimin drejt Barit dhe rikthehet në linjë ditën e nesërme.

Linja Bari/Ankona-Durrës:

Kompania “Adria Ferries” njofton se si pasojë e motit të përkeqësuar edhe në krahun tjetër të Adriatikut dhe kushteve jo të favorshme për lundrim, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin “AF MARINA” dhe nga Ankona për Durrës me tragetin “AF CLAUDIA”.

Ndërsa kompania “Venturis Ferries” bën të ditur se trageti “Rigel III” do të niset nga Bari në orën 8:00 të ditës së nesërme, dt.18.1.2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy