Vuçiç: Bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë pavarësisht akuzave ndaj Thaçit

Vuçiç: Bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë pavarësisht akuzave ndaj Thaçit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se bisedimet me Kosovën duhet të rinisin, pavarësisht akuzave për krime lufte të ngritura kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në takimin me liderët e BE-së në Bruksel, Vuçiç tha se nuk kishte asnjë koment për padinë ndaj Thaçit, por bëri të qartë se pret dialog të mbështetur nga BE, për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

BE ka sinjalizuar se synon të rifillojë dialogun muajin tjetër.

"Ne nuk dëshirojmë të rindezim konflikte të mëtejshme politike ose fizike midis serbëve dhe shqiptarëve. Megjithatë, kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë e serbëve që jetojnë në Kosovë. Ne kemi nevojë për të rifilluar procesin tonë të dialogut me këdo që pala shqiptare do të zgjedhë si përfaqësuesin e tyre. Duhet të vazhdojë. Përndryshe, çfarë mund të ndodhë? Cili do të ishte perspektiva e një rajoni të tërë​," tha Vuçiç kur u pyet për aktakuzën.

I pyetur nëse do të takohej me Thaçin, nëse do të ishte i përfshirë në bisedime, Vuçiç tha: "Nuk më takon mua. Unë mund të them se nuk do të flas me dikë që është i akuzuar për krime lufte, por është pala shqiptare që do të zgjedhë përfaqësuesin e tyre."

Bisedimet e mbështetura nga BE synojnë të arrijnë një zgjidhje të përhershme midis dy palëve, më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë 1998-1999.

Lufta arriti kulmin në një fushatë të bombardimeve të NATO-s, për të ndaluar shtypjen serbe ndaj shqiptarëve etnikë, që i dha fund sundimit të Beogradit mbi Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy