
Ministrja e Shёndetёsisё, Ogerta Manastirliu kujtoi sot Ditёn Ndёrkombёtare tё tё Moshurave.
Ajo e bëri këtë duke sjellë në kujtesë Planin e Moshimit të miratuar nga Qeveria Shqiptare, nё 1 tetor tё vitit 2019, i cili tashmë do të rinovohet me shërbime të më integruara për të gjithë të moshuarit që janë pjesë e tij.
“Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve na sjell në vëmendje se kemi akoma shumë për të bërë për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Plani do të garantojë shërbime të integruara social-shëndetësore për të moshuarit në nevojë”, theksoi Manastirliu.



