
Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë ka njoftuar se përgjigjja globale ndaj COVID-19 po fuqizohet, ndërsa shtetet në të gjithë botën regjistrohen zyrtarisht në Programin “COVAX Facility”.
Sipas OBSH-së, 64 vende me ekonomi dhe të ardhura më të larta tani janë bashkuar në Programin “COVAX Facility,” me 38 vende të tjera që pritet të nënshkruajnë në ditët në vijim.
“Fuqizohet ndjeshëm përgjigjja globale ndaj COVID-19, teksa shtetet në të gjithë botën regjistrohen zyrtarisht në Programin “COVAX Facility”. 64 vende me ekonomi dhe të ardhura më të larta tani janë bashkuar në Programin “COVAX Facility,” me 38 vende të tjera që pritet të nënshkruajnë në ditët në vijim.
Këto vende me burimet e veta të financimit, të cilat përfshijnë 29 shtete nga ‘Team Europe’ pjesëmarrëse si pjesë e një marrëveshjeje me Komisionin Europian, i’u bashkohen 92 vendeve me të ardhura më të ulëta që kualifikohen për mbështetje financiare përmes nismës së Angazhimit të Tregut të Përparuar Gavi COVAX’’, ka informuar ndër të tjera zyra e OBSH-së në Tiranë.
“Kjo do të thotë se 156 shtete, që përfaqësojnë gati dy të tretat e popullsisë së botës, janë tashmë të angazhuar apo të kualifikuar për të marrë vaksinat përmes kësaj nisme’’, thuhet më tej në njoftimin e Zyrës së OBSH-së në Tiranë.



