MSH: PD të mos shpifë, por të bashkohet në frontin e luftës kundër Covid-19

MSH: PD të mos shpifë, por të bashkohet në frontin e luftës kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga ish-deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeaj në lidhje me tenderin për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore të datës 21 mars.

Përmes një deklarate për mediat, ministria thekson se proceduar për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi.

''Në përgjigje të akuzave të rradhës dhe të strategjisë së njohur të Partisë Demokratike "shpif, shpif se dicka do mbetet", kësaj rradhe në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e shpejta që u morën për mbrojtjen e personelit shëndetësor, sqaron për publikun se procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi”, citohet nga deklarata.

Më tej, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje PD-së të mos hedhë baltë në punë e bërë dhe të bashkohet në frontin e luftës kundër Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon edhe një herë Partisë Demokratike të mos hedhë baltë mbi punën dhe sakrificën e specialistëve që punojnë ditë e natë në këtë ministri, në garë me kohën për të siguruar çdo mjet të nevojshëm në këtë luftë, që personeli mjekësor të jetë i mbrojtur dhe të punojë me standarde. Ministrisa e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë, një orë e më parë”, vazhdon më tej deklarata.

Sipas saj, shpifjet e radhës, nuk do e ndihmojnë dot Partinë Demokratike të dalë nga bataku ku e ka katandisur veten, në vend që sot të ishte shembull i një opozite konstruktive dhe bashkëpunuese.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar dhe do të vazhdojë të sigurojë - duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin - mjetet e mbrojtjes personale për personelin mjekësor në këtë situatë pandemie, sepse prioritet i yni është mbrojtja e shëndetit të mjekëve, infermierëve dhe stafeve mbështetëse që ndodhen në vijën e parë të zjarrit, në këtë krizë të paprecedent”, përfundon deklarata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy