
Studentët e Juridikut të cilët ishin ngujuar në ambientet e fakultetet duke se i kanë dhënë fund bojkotit.
Në një deklaratë tyre, ata kanë bërë publike vendimin e marrë duke thënë se do ti japin fund ngujimin mbrëmjen e së hënës.
"Ditën e martë dtë 12.02.2019 do të rifillojë mësimi pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe do të ndërpritet përkohësisht protesta studentore. Ndërsa dita e hënë do të jet dita e fundit e ngujimit deri në orën 20:00", thuhet në njoftimin e studentëve.
Ata kishin bllokuar hollin dhe derën e jashtme, dhe kishin deklaruar se do të qëndronin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Studentët kërkonin edhe shtyrjen e sezonit të provimeve për të përsëritur të gjitha orët e humbura si pasojë e protestave.
Protesta e studentëve nisi si fillim para Ministris së Arsimit ku ata kërkonin uljen e tarifave dhe protësimin e kushteve të konvikteve si dhe disa kërkesa të tjera.
Më pas protesta u shtri në Universitet e rretheve duke e bërë mëtë madh akuzën e tyre.
Kjo protestë e tyre vuri në lëvizje edhe kryeministrin rama në lëvizje duke miratuar disa kërkesa edhe pse kërkonte dialog me ta.
Por më pas duket se edhe vet studentët u përçan pasi mbeti vetëm një pjesë e vogël e tyre që morën hapin e radhës që nga protestat para Ministrisë dhe Kryeministrsë të ngujoheshin brenda fakulteteve.



