Asfiksohen punonjëset e një fabrike teli në Kamëz

Asfiksohen punonjëset e një fabrike teli në Kamëz

Disa punonjëse të një fabrike teli në Kamëz janë paraqitur në Qendrën Spitalore Nënë Tereza këtë të enjte, me shenja asfiksie. Sipas informacioneve të policisë, bëhet e ditur se punonjëset nuk janë ndjerë mirë teksa ishin në orar të punës dhe për këtë janë transportuar në urgjencë.

Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy