Pr.ligji për dokumentet dixhitale biometrike, Balla: Synojmë ti realizojmë në një kohë të shkurtër

Pr.ligji për dokumentet dixhitale biometrike, Balla: Synojmë ti realizojmë në një kohë të shkurtër

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, për projektligjin e hedhur për diskutim sa i takon dokumenteve dixhitale biometrike, thotë se ka të bëjë me një ndryshim të domosdoshëm në kuadër të një zhvillimi të vrullshëm teknologjik.

Duke folur pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Balla deklaroi se duhet që edhe Shqipëria të emetojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe për këtë po bëhen të gjitha përpjekjet me kompaninë shtetërore “IdentiTek”, e cila është ofruesi i vetëm i dokumenteve biometrike identifikues ne Shqipëri, në mënyrë që ligji të mundësojë edhe prodhimin  e dokumenteve dixhitale të identifikimit, pra e-ID-të.

Synimi ynë është të shkojmë drejt asaj që quhet e-wallet, pra të gjithë dokumentet që mbanë qytetarët në portofolet e tyre, qoftë karta e identitetit, qoftë patenta, qofshin kartat e kreditit, apo dokumente të tjera të identifikimit, të jenë digjitale të mos mbahen në portofol, por të mbahen në telefonin e tyre mobile.

Kështu që ky ndryshim i ligjit është i domosdoshëm në mënyrë që t’i hapim rrugën  më pas kompanisë shtetëror IdentiTek, të eci përpara me prodhimin sa më shpejt të prodhimit të dokumenteve dixhitale, të cilat synojmë t’i realizojmë në një kohë sa më të shkurtër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy