Rastet e para me koronavirus në Kosovë, urdhërohet izolimi i fshatit

Rastet e para me koronavirus në Kosovë, urdhërohet izolimi i fshatit

Infektimi me virusin Covid-19 të një personi nga fshati Stubëll, komuna e Vitisë në Kosovë, ka detyruar autoritet lokale të marrin masa për të futur të gjithë fshatin në izolim.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili theksoi se personi me koronavirus, dyshohet të ketë pasur kontakte me persona të shumtë dhe për këtë arsye, janë marrë masat për të izoluar gjithë fshatin.

Ai tha se në karantinë është edhe stafi mjekësor, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve qëndrore t’i pajisin ata me masa mbrojtëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, se pacientët e konfirmuar me Covid-19, janë një shtetase italiane e moshës 20-vjeçare dhe një burrë 77-vjeçar, shtetas kosovar.

Ai tha se gjendja shëndetësore e dy personave është e stabilizuar.

Në këtë moment që po flasim është mbledhur edhe Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me Koronavirus Covid-19, për të diskutuar dhe rekomanduar masat përkatëse në lidhje me situatën e krijuar dhe me planin e veprimit”, tha ministri Vitia.

Përveç Malit të Zi, të gjitha vendet e rajonit kanë raportuar të prekur me koronavirus. OBSH, tha se më shumë se 132.500 njerëz janë diagnostikuar me Covid-19 në 123 vende të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy