‘Përgjithmonë Mehmet Akif’, protestë për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë

‘Përgjithmonë Mehmet Akif’, protestë për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë

Studentë të Kolegjit turk në Tiranë ka nisur protestën e tyre përpara kolegjit me pankarta në duar. Ata shprehen se ky vendim është shkatërrimi i arsimit.

Për të shkatërruar një vend nuk duhen bombat, por mjafton të shkatërrosh arsimin. Dje i dhatë një fund fatal arsimit. Faleminderit o model i përkryer i arsimit, Mehmet Akif që vendi s’po të vlerëson aq sa duhet. Jemi të gatshëm për tu përballur me çdo sfidë, jemi ndjerë pjesëtar të shkollës që ditën e parë që kemi ardhur. Kjo nuk duhet të mbyllet, shkolla është e jona dhe nuk mund të mbyllet. Anulojeni këtë mbyllje.

Më herët, pas vendimit për mbylljen e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, ministria e Arsimit ka sqaruar publikun edhe për arsyet dhe shkaqet e marrjes së këtij vendimi.

Në një reagim zyrtar, ministria e Arsimit Evis Kushi, thotë se ky vendim ka ardhur si rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licensës në fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy