Avokati i Popullit firmos për “Nismën për Fëmijët”: E pajustifikueshme që kurimi i tyre të financohet me “GoFundMe”

Avokati i Popullit firmos për “Nismën për Fëmijët”: E pajustifikueshme që kurimi i tyre të financohet me “GoFundMe”

Me rastin e 1 Qershorit, Avokati i Popullit hapi dyert për iniciativën qytetare “Nisma për Fëmijët”, ku një grup prindërish, me autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po mbledhin firma për të propozuar një ligj që garanton financimin e plotë nga shteti të kurimit të fëmijëve, brenda ose jashtë vendit.

 

Komiteti Nismëtar mblodhi firmat e stafit të institucionit dhe mori mbështetjen e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, për ta çuar më tej këtë nismë drejt Kuvendit.

 

“Nuk ka asnjë shtet aq të varfër sa të mos garantojë shëndetin e fëmijëve. Është e pajustifikueshme që ende në Shqipëri na duhet të ngremë ‘GoFundMe’ për të financuar trajtimin shëndetësor të fëmijëve shqiptarë, në një vend ku shëndetësia është e drejtë kushtetuese dhe ku shteti ka detyrimin ta garantojë atë. Unë refuzoj të pranoj që Shqipëria është aq e varfër sa të na duhet të mbledhim fonde në këtë mënyrë për të shpëtuar jetën e fëmijëve”, deklaroi ai.

 

Shabani bëri të ditur se institucioni i Avokatit të Popullit do t’i drejtohet Kuvendit me kërkesën për zhvillimin e një seance dëgjimore të posaçme mbi këtë çështje.

 

“Ne e mbështesim institucionalisht këtë nismë. Do të ushtrojmë kompetencat tona kushtetuese për të kërkuar që Kuvendi të zhvillojë një dëgjesë të dedikuar për këtë çështje dhe më pas të monitorojmë zbatimin e ligjit. E kam të vështirë të imagjinoj një deputet që do të votonte kundër një nisme që synon garantimin e shëndetit të fëmijëve shqiptarë”, u shpreh ai.

 

Nga ana e tyre, aktivistët Suela Koçibellinj dhe Ardit Konomi informuan se deri tani janë mbledhur rreth 17 mijë firma, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve që të mbështesin nismën për të arritur pragun e nevojshëm prej 20 mijë nënshkrimesh.

 

Ata falënderuan Avokatin e Popullit dhe stafin e institucionit për mbështetjen dhe theksuan se qëllimi i nismës është që asnjë fëmijë të mos mbetet pa trajtimin e nevojshëm shëndetësor për shkak të pamundësive ekonomike apo mangësive të sistemit publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy