Vaksnimi masiv i popullatës ka nisur edhe në qarkun e Elbasanit. Autoritetet kanë parashikuar 11 vaksina, ndërsa 8 mijë janë vetëm për bashkinë. Burime zyrtare nga drejtoria e shëndetit publik bëjnë me dije se të gjitha qendrat shëndetësore janë hapur sipas planifikimit nga mjeku i familjes.Ata që do vaksinohen duhet të jenë nga mosha 70-90 vjeç.
Megjithatë thirrjet e qeverisë për vaksinimin e qytetarëve janë pritur me skepticizëm nga këta të fundit. Gjithsesi ata të moshuar që u paraqiten sot në Elbasan për t’u vaksinuar shprehen optimist për vaksinën.



