Covid-19/ Bill Gates: Trump po rrezikon botën

Covid-19/ Bill Gates: Trump po rrezikon botën

Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për ndërprerjen e fondeve për OBSH në mes të krizës së koronavirusit ka ngjallur shumë kritika.

Ekspertët kryesorë të shëndetësisë e kanë quajtur vendimin e Trump si një “krim kundër njerëzimit” dhe një akt “të mallkuar” që do të kushtojë jetë.

Një reagim i ngjashëm ka ardhur edhe nga bashkëthemeluesi i fondacionit “Bill&Melinda Gates” i cili e konsideron të rrezikshëm këtë vendim.

Ndërprerja e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë është po aq e rrezikshme sa ç’duket. Puna e tyre po frenon përhapjen e COVID-19 dhe nëse puna e tyre ndërpritet asnjë organizatë tjetër nuk mund t’i zëvendësojë. Bota ka nevojë për OBSH-në tani më shumë se kurrë” shkruan Gates në profilin e tij në Tëitter.

Fondacioni Gates është një nga donatorët më të mëdhenj të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy