Fëmijët e moshës 0-14 vjeç nuk do t'i bëjnë vaksinat gjatë kësaj periudhe kur në vend po zbatohen masat drastike për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Mjekja pediatre Mirela Petre në një intervistë në studion e TvT thotë se ky vendim do të ndihmojë në shmangien e kontaktit fizik në konsultoret e qendrave shëndetësore, ku fëmijët mund të rrezikojnë ta transmetojnë virusin ose të bëhen mbartës të tij.



