
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 128 raste të reja me koronavirus nga 2789 testime të kryera gjithsej, ndërsa po këtë të dielë kanë humbur jetën 6 persona, duke e çuar numrin e të vdekurve që prej fillimit të pandemisë në 2,378.
Personat që humbën jetën ishin 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 - 88 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Statistika (25 Prill 2021)
Raste të reja ditore 128
Të shëruar në 24 orë 712
Të shtruar në spitale 149
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2789
Testime totale 626,989
Raste pozitive 130,537
Raste të shëruara 105,728
Raste Aktive 22,431
Humbje jete 2,378
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17297
Fier 1888
Durrës 722
Shkodër 622
Gjirokastër 425
Korçë 548
Vlorë 304
Elbasan 246
Kukës 217
Dibër 165
Berat 81
Lezhë 37



