Pensionet rriten me 3.7 përqind

Pensionet rriten me 3.7 përqind

Këshilli i Ministrave  ka njoftuar së fundmi rritjen e shifrës së indeksimit të pagave të punonjësve, që merren si bazë për të llogaritur pensionin e tyre, sa u përket pagave të deklaruara gjatë vitit 2017. Sipas VKM-së së djeshme, koefiçenti i indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2017, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit, do të jetë 3.7 për qind më i madh.

Për efekt të llogaritjes së masës fillestare të pensioneve, me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, koefiçentët e indeksimit të bazës së vlerësuar, të miratuar me vendimin nr.571, datë 3.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për koefiçentët e indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, shtohen edhe me koefiçentin e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

Para këtij këtij Vendimi, shifrat ishin si më poshtë: për pagat referuese deri më 1.1.1994, koeficienti ishte 8.76; për pagat e vitit 1994, 8.76; për pagat e vitit 1995, 7.05; për pagat e vitit 1996, 5.47; për pagat e vitit 1997, 5.47; për pagat e vitit 1998, 4.57; për pagat e vitit 1999, 3.71; për pagat e vitit 2000, 3.38; për pagat e vitit 2001, 2.89; për pagat e vitit 2002, 2.67; për pagat e vitit 2003, 2.39; për pagat e vitit 2004, 2.17; për pagat e vitit 2005, 1.97; për pagat e vitit 2006, 1.79; për pagat e vitit 2007, 1.71; për pagat e vitit 2008, 1.51; për pagat e vitit 2009, 1.39; për pagat e vitit 2010, 1.33; për pagat e vitit 2011, 1.28; për pagat e vitit 2012, 1.23; për pagat e vitit 2013, 1.18; për pagat e vitit 2014,1.18; për pagat e vitit 2015, 1.02; për pagat e vitit 2016, 1.02; për pagat e vitit 2017 1.00; për pagat e vitit 2018 1.00.

Pas VKM-së së djeshme shifrat do të ndryshojnë duke u rritur të gjitha me 3.7%.

Duke filluar nga data 1 prill e këtij viti, pensionistëve në vendi do të përfitojnë një rritje pensioni prej 2.8%, bazuar në vendimin më të fundit të qeverisë. Rritjen do e përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, familjar, ushtarakët, minatorët, invalidët e luftës, etj. Sipas njëVendimi të mëparshëm Këshillit të Ministrave, pensionet s’do jenë më pak se 13.753 lekë dhe jo më shumë se 27.506 lekë, ndërsa pensionet e parakohshme, nga data 1 prill s’do jenë më pak se 13.753 lekë.

Nga ky vendim përfitojnë rreth 665 mijë pensionistë, prej të cilëve 518.321 janë pensione qyteti, rreth 123.482 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 22.376 janë pensione të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy