Laçit së shpejti do ti shtohet 524 apartamente me standarde të larta ku familjet e mbetura pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 do të kenë banesat e tyre të reja.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i rindërtimit në Laç.
“MIRËMËNGJES , dhe me zemrën e rilindur të Laçit, që së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara.
Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, ndërsa zona 2 nga qeveria shqiptare.
Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.
Pallatet e reja, spitali i ri, godina e re e bashkisë, shkollat dhe mjediset sportive e rekreative që do të ndryshojnë faqen e këtij qyteti bashkë me cilësinë e jetës për 800 familje të prekura nga tërmeti i vitit të shkuar.



