
Sipas një projektligji të propozuar nga qeveria, drejtuesit e makinave do të gjobiten me 500 mijë lekë gjobë automatikisht sapo u kalon afati i siguracionit të makinës me një muaj. Ky propozim kritikohet nga Konfindustria, që bën thirrje mos të miratohet pasi rëndon mbi xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.
“Shqetësuese që këto projektligje kalojnë pa asnjë debat publik dhe pikërisht në fundin e legjislaturës dhe kulmin e fushatës zgjedhore të 25 prillit. Konfindustria vlerëson, se në parim është krejt e papranueshme, që tejkalimi i afatit 30 ditor të sigurimit të penalizohet edhe në kushtet kur automjetet nuk dalin në rrugë. Aq më shumë në kushtet e pandemisë së Covid 19 kur afate të tilla janë plotësisht të mundshme për tu tejkaluar nga qytetarët për arsye shëndetësore pa përmendur arsyet financiare”, thuhet ndër të tjerash në reagim.




