Radhë për në Shqipëri, MEPJ: Nga kontakti me palën greke, nisi procedura për kalim të përshpejtuar

Radhë për në Shqipëri, MEPJ: Nga kontakti me palën greke, nisi procedura për kalim të përshpejtuar

Ministria e Jashtme reagon pas informacioneve për radhët e shtuara të automjeteve në kalimin nga Greqia për në Shqipëri, në pikën doganore të Kakavijës.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se përmes ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.

Pas kërkesës së palës shqiptare ndaj Ministrisë së Brendshme të Greqisë në pjesën greke nisi procedura e kalimit të përshpejtuar, një procedurë teknike që ka çuar në lehtësimin e lëvizjes. Ndërkohë autoritetet greke kanë marrë përsipër edhe shtimin e numrit të sporteleve

Në pikën doganore ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për qarkut për palën greke. Në deklaratë thuhet se aktualisht, situata po shkon drejt normalizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy