Nju Jorku, vendi më i prekur në botë nga koronavirusi

Nju Jorku, vendi më i prekur në botë nga koronavirusi

Shteti i Nju Jorkut ka shënuar numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në SHBA.

Shteti ka konfirmuar mbi 159 mijë e 937 të infektuar, duke kaluar edhe Spanjën që ka regjistruar 153 mijë raste dhe Italinë me 142 mijë të infektuar.

Edhe pse Nju Jorku ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve, numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 7 mijë, shumë më i ulët se në Spanjë me 15 mijë e 500 viktima të raportuara dhe në Itali me 18 mijë viktima, por gati dyfish më i madh krahasuar me Kinën me 3 mijë e 300 viktima.

Kina, vendi ku shpërthej fillimisht virusi vitin e kaluar, ka raportuar për 82 mijë raste të infektuara.

SHBA, ka raportuar 462 mijë persona të infektuar nga Covid-19, si dhe 16 mijë e 500 viktima.

Në të gjithë botën, virusi ka prekur 1.6 milionë persona dhe ka shkaktuar 95 mijë viktima.

Disa foto të shpërndara për mediat, tregonin se viktimat nga koronavirusi janë varrosur në varreza masive në Nju Jork.

Për Anthony Fauci, pjesë e task-forcës së ngritur për koronavirusin nga Shtëpia e Bardhë, shifra përfundimtare e viktimave në amerikë si pasojë e Covid-19, mund të shkojë deri tek 60 mijë viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy