Rikthehen reshjet e shiut

Rikthehen reshjet e shiut

Në të gjithë territorin rikthehen reshjet e dendura të shiut, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që reshjet e shiut të jenë më intensive në Qarkun e Shkodrës. Ndërsa në Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër do të shoqërohen me shtrëngata. 

Të dielën pritet të ketë reshje kryesisht gjatë paradites, por intenisteti i tyre do të bjerë ndjeshëm në gjithë vendin. Temperaturat pritet të shënojnë deri -3 gradë në zonat malore dhe 5 gradë C minimalja në zonat e ulëta.

IGJEUM ne buletinin e fundit mbi rreziqet natyrore ben paralajmerimet e nevojshme dhe nxjerr hartat me zonat e rrezikuara.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.09) reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe në qarkun e Shkodrës ato do të jenë edhe intensive.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

harta

Nesër (e diel, dt.10) pritet që të ketë reshje kryesisht paradite, me një intensitet i cili do të ulet ndjeshëm në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten reshje dëbore në zonat malore.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 10 °C në vendet e ulëta: 5 °C / 9 °C në vendet malore: -3 °C / 5 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.09) do të fryjë mesatare, ndërsa nesër (e diel, dt.10) do të dobësohet dhe do të fryjë e lehtë.

harta2

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy