Koronavirusi/ Protesta e tretë kundër masave shtrënguese në Paris

Koronavirusi/ Protesta e tretë kundër masave shtrënguese në Paris

Qindra persona për të tretën herë radhazi kanë dalë në protest kundër masave shtrënguese ndaj Covid-19 në Paris.

Personat që protestuan ishin kryesisht të rinj, të cilët zhvilluan edhe përleshje të forta në Villeneuve-La-Garenne, Nanterre dhe Clichy ku sulmuan me fishekzjarre dhe mjete të forta forcat e policisë.

Këto protesta filluan në rrethinat e Parisit nisën në fundjavë pas plagosjes së rëndë të një të riu nga një makinë policie në një pikë kontrolli.

Presidenti Emmanuel Macron ka shtyrë masat kufizuese të Fancës deri më 11 maj.

Ndërkohë dje fishekzjarret skuqën qiellin e natës deri vonë, siç tregonin videot e postuara në mediat sociale.

Ndërsa duhet theksuar se vala e protestave kundër masave të marra nga qeveritë, nisi fillimisht në SHBA, ku mijëra njerëz dolën kundër guvernatorëve.

Ato u mbështeten publikisht edhe nga presidenti Trump, i cili ka kundërshtuar kufizimet e vendosura nga disa shtete, të cilat drejtohen nga demokratët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy