"Miss Anglia" lë kurorën, punon si doktoreshë në luftën kundër COVID-19

"Miss Anglia" lë kurorën, punon si doktoreshë në luftën kundër COVID-19

Miss Anglia 2019 ka lënë kurorën e më rë bukurës në vend dhe që prej muajsh si mjeke po lufton për të shpëtuar jetën e personave të infektuar me COVID-19.

Bhasha Mukherjee 24 vjeçe ka lindur në Kalkuta dhe rritur në Derby. Bukuroshja e cila ka dy diploma, ku njërën prej tyre e ka në mjekësinë e frymëmarrjes, ka ndaluar së udhëtuari nëpër botë, ku po ndiqte detyrat e saj Miss për të shërbyer në spitalin e Lincolnshire dhe Spitalin Royal Derby.

Mjekja e re fillimisht u emërua Miss Anglia në korrik 2019 dhe filloi të udhëtonte nëpër botë për të kryer punë bamirësie si pjesë e fitores së saj.

Por ajo e ndërpreu qëndrimin e saj në Indi për t'iu përgjigjur thirrjes së qeverisë për mjekë në pension dhe të rinj për t'u kthyer në vijën e frontit në prill, raporton Daily Mail.

Kur në muajin prill shërbimi shëndetësor anglez thirri të gjithë mjekët për të luftuar COVID-19 24-vjecarja nuk e mendoi dy herë të jepte ndihmën e saj. Edhe sot pas 7 muajsh bukuroshja vijon ende të japë kontributin e saj si mjeke.

‘Unë bëj shumë punë bamirësie në distancë dhe të jem në gjendje ta bëj këtë e t’i shërbej vendit tim në të njëjtën kohë është vërtet e veçantë “, tha ajo.

Bhasha është dhe Miss Anglia edhe e 2020-ës ku për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk është zhvilluar konkursi i bukurisë dhe 24-vjecarja mban ende kurorën e më të bukurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy