Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë nga “Sori-al”/ Softa: Të hetohet kompania (VIDEO)

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë nga “Sori-al”/ Softa: Të hetohet kompania (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, kërkon që të ketë kontroll laboratorik të ushqimeve me të cilat u helmuan 56 studentë të Akademisë së Sigurisë së Policisë së Shtetit, pas furnizimit nga kompania e kateringut “Sori-al”.

 

Ai deklaroi për “MCN Live” se janë fonde publike me të cilat është paguar kjo kompani dhe se kjo e fundit duhet të garantojë sigurinë ushqimore.

 

Softa shtoi se hetimi duhet të shkojë drejt kompanisë, duke thënë se një kompani kaq e madhe ka favorizim për shkak të lidhjeve me pushtetin.

 

Sipas tij, duhet parë nëse ka qenë skadenca shkak i helmimit apo produkte të tjera të rrezikshme. 

 

Kur te Akademia e Sigurisë kemi përdorim të pakontrolluar të ushqimeve, imagjino çfarë ndodh më tej. Kërkohet hetim i shpejtë dhe transparent. Duhet hetim ndaj kompanive dhe institucioneve, pasi kateringu shpesh lidhet me spitale, çerdhe dhe kopshte. 

 

Duhet bërë kontrolli i gjithë zinxhirit ushqimor. Duhet bërë kontrolli laboratorik i gjithë ushqimeve të përdorura. Hetimi duhet bërë pasi është cenuar institucioni i sigurisë, vetë Policia e Shtetit. Patjetër që institucionet profesionale hyjnë në lojë, si AKU por dhe institucionet e certifikimit. 

 

Cili institucion i ka certifikuar këto ushqime? Duhet kontrolluar kjo kompani por dhe kompani të tjera që operojnë në drejtim të shëndetit publik, si furnizimi në çerdhe apo kopshte. 

 

Duhet verifikuar nëse kemi elementë të dyshimtë, në ç’kushte janë ushqimet, duhet parë magazinimi. Në çfarë kushte ruhen ushqimet, po transporti si bëhet. Dhe ndoshta disa institucione nuk duhet të jetë kateringu, por duhet të shkohet drejt mensave dhe produkteve të freskëta. 

 

Hetimi duhet të shkojë drejt kompanisë, ndoshta kjo kompani kaq e madhe, pse ka një favorizim për shkak të lidhjeve me pushtetin, ose mund të jenë forma që kompania e madhe ka abuzuar me gjithë këta elementë të sigurisë ushqimore. 

Duhet parë nëse ka qenë skadenca apo produkte të tjera të rrezikshme. 

 

“Kompania “Sori-al” shpërndan ushqim në disa nga spitalet kryesore në vend dhe disa prej drejtorive të policisë.

 

Pas helmimit të 56 studentëve janë arrestuar kuzhinieri i kompanisë Kujtim Ballgjini dhe teknologia Kristjana Plaka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy