Macron shpjegon ligjin që do luftojë “separatizmin islamik” në Francë

Macron shpjegon ligjin që do luftojë “separatizmin islamik” në Francë

Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se qeveria e tij do të propozojë një ligj për të luftuar “separatizmin islamik” gjatë këtij viti, që është një çështje e ndjeshme për një vend që është lidhur fort me sekularizmin.

Macron e përshkroi islamin si “një fe që sot është në krizë në të gjithë botën”, ndërsa po lexonte fjalimin e tij kryesor për luftën kundër radikalizmit islamik në Francë.

Presidenti francez deklaroi se islami është në krizë për shkak të një forcimi ekstrem të pozicioneve.

Ai njoftoi se qeveria do të paraqesë një projektligj në muajin dhjetor që synon forcimin e sekularizmit në Francë, përkundrejt asaj që ai e përshkroi si “separatizëm islamik” në vend.

Le të mos biem në grackën e hedhur nga ekstremistët, të cilët synojnë të stigmatizojnë të gjithë myslimanët”, paralajmëroi Macron, ndërsa bëri thirrje që “islami në Francë të lirohet nga ndikimi i huaj”.

Fjalimi i Macron në Les Mureaux vjen më shumë se shtatë muaj, pasi ai njoftoi se qeveria e tij u përpoq të luftonte “ndërhyrjen e huaj” në praktikën e islamit, duke i dhënë fund një programi që lejonte vendet të dërgonin hoxhallarë dhe mësues në Francë.

Një problem lind, kur në emër të fesë, disa duan të ndahen nga Republika dhe për këtë arsye të mos respektojnë ligjet e saj”, u shpreh Macron në një fjalim me 18 shkurt në qytetin Mulhouse.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy